Reja i dërgon ftesë talentit të mbrojtjes

Futboll

Reja i dërgon ftesë talentit të mbrojtjes

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 14:25
Adrian Bajrami

Një tjetër lojtar do t’i bashkohet kombëtares shqiptarë ditën e sotme. Ai është Adrian Bajrami, mbrojtësi që mban shiritin e kapitenit te Benfica U23.

20-vjeçari është grumbulluar edhe më parë nga Edoardo Reja, por nuk ka arritur të debutojë me kombëtaren.

Shqipëria luan përballë Estonisë të hënën në “Air Albania”, duel që nis prej orës 18:00 dhe që do të transmetohet në Supersport 3.

Trajneri italian ka bërë disa ndryshime në listën e tij, teksa Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku do të largohen nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë.

Me ekipin janë bashkuar edhe pesë lojtarët e rinj të ftuar së fundmi: Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri. Anësori i majtë është pjesë e Riminit, teksa për 20-vjeçarin ka interesim konkret nga klubi i Torinos.

Reja i ka dërguar një ftesë edhe Bajramit, i cili shpreson të marrë minuta dhe të debutojë me kombëtaren shqiptare.

Lista e lojtarëve që do të jenë prezent për ndeshjen ndaj Estonisë 

Elhan Kastrati
Gentian Selmani
Simon Simoni
Frederic Veseli
Elseid Hysaj
Adrian Bajrami
Enea Mihaj
Erjon Hoxhallari
Kevin Haveri
Amir Abrashi
Ylber Ramadani
Taulant Seferi
Myrto Uzuni
Giacomo Vrioni
Armando Broja
Enis Çokaj
Jon Mersinaj
Arbnor Muçolli
Endri Çekiçi
Ermir Lenjani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat