Pirlo merr drejtimin e ekipit të panjohur turk

Futboll

Pirlo merr drejtimin e ekipit të panjohur turk

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 16:22
Pirlo merr drejtimin e ekipit të panjohur turk

Tashmë është zyrtare. Andrea Pirlo është rikthyer në rolin e trajnerit.

Por, tani ai do të jetë trajner i një ekipi të nivelit shumë më të dobët se Juventusi.

Ish-mesfushori i Milanit do të jetë trajner i ri i ekipit nga Superliga e Turqisë, Karagumruk.

Karagumruk e mbylli edicionin e kaluar në pozitën e tetë në tabelë, kurse inkuadrimin në elitën e futbollit turk e arriti para dy viteve.

Ndërkohë, Pirlo ishte trajner i Juventusit, ndërsa u largua nga Torino brenda një viti, në 2021-tën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat