Zyrtarizohet te Tirana

Futboll

Zyrtarizohet te Tirana

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:26
Zyrtarizohet te Tirana

Zyrtarizohet te Tirana!

Tirana nuk është vonuar gjatë, vetëm pak orë pas përhapjes së lajmit se ka arritur marrëveshjen me Ardit Hilën, e ka zyrtarizuar firmën me mesfushorin 29-vjeçar, që sezonin që lamë pas ishte pjesë e Kukësit.

Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim të Hilës më kryeqytetas, por jo me Partizanin, ekip me të cilin fitoi titullin kampion nën drejtimin e Skënder Gegës në sezonin 2018/2019, por te rivalët e përjetshëm të demave.

Hila është afrimi i radhës te bardheblutë, pasi më herët kanë firmosur Albano Aleksi dhe Florent Hasani.

Kujtojmë që Hila pas përplasjes që pati me trajnerin Longo ka qëndruar rreth një fazë jashtë skuadrës (u dërgua të stërvitej me u-21 të Kukësit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat