Partizani zbulon kundërshtarët

Futboll

Partizani zbulon kundërshtarët

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:11
Partizani zbulon kundërshtarët

Partizani zbulon programin që do të ndjekë gjatë qëndrimin në Slloveni për fazën përgatitore para nisjes së aventurës europiane në Conference League.

Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar miqësoret që do të zhvillojë në tokën sllovene, ku do të zhvendoset më 15 qershor.

Më 18 qershor, “demat” do të zhvillojnë testin e parë me ekipin e njohur të Sllovenisë, Mura.

Ndeshja me ekipin e mbylli kampionatin në vendin e katër do të nisë në orën 17:00.

Katër ditë më vonë (22 qershor), në orën 18:00, Partizani do të matë forcat me ekipin e Ligës së Dytë, Nk Jadran Dekani, ndërsa testi i fundit do të jetë përballë Mariborit, kampionit në fuqi të Sllovenisë, më 29 qershor, ora 18:00.

Shorti i Conference League-s, kur merr pjesë Partizani, do të hidhet të martën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat