Gol atraktiv i Bardhit, Maqedonia e Veriut bindshëm 

Futboll

Gol atraktiv i Bardhit, Maqedonia e Veriut bindshëm 

Nga: K. G. Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:51
Gol atraktiv i Bardhit, Maqedonia e Veriut bindshëm 

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut shënuan fitore të lehtë me rezultat 4:0 ndaj Gjibraltarit, në ndeshjen e grupit 4-të të Ligës C të Kombeve.

Enis Bardhi tregoi mjeshtrin e tij, duke shënuar nga gjuajtja e lirë rreth 23-34 metra në këndin e epërm të djathtë topi qëllon shtyllën e pastaj godet edhe shtyllën e majtë e futet në rrjetë.

Kapiteni Bardhi asistoi në golin e dytë në minutën e 14-të.

Shqiptarët Enis Bardhi e Ezgjan Alioski u paraqitën standardë.

Golat i shënuan Bardh (4'), Miovski (14' e 16'), Churlinov (31'). 

Valon Ethemi futet në lojë në minutën e 46-të në vend të Ezgjan Alioskit dhe Bardhi zëvendësohet po në këtë minutë.    

Gjeorgjia kryeson me 10 pikë, pasojnë Maqedonia e Veriut me 7, Bullgaria 3 dhe Gjibraltari 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat