Transferimi i Di Maria problematik

Futboll

Transferimi i Di Maria problematik

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 17:42
Angel Di Maria

Tentimet e Juventus për transferimin e Angel Di Maria po vazhdojnë.

Juve janë në bisedime me argjentinasin Di Maria, por negociatat janë vonuar më shumë sesa pritej.

Në këtë situatë, ‘Biankoneri’ kanë identifikuar pesë alternativa që mund të afrohen në klub.

Figura kryesore anash Di Maria është Nicolo Zaniolo i  Roma, por rivaliteti për të është i madh.

Përveç Zaniolo, Juve po monitoron edhe Domenico Berardi, Filip Kostic, David Neres e Mykhailo Mudryk.

Mbetet të shihet se kush do të jetë emri që do t’i besohet krahu i djathtë te Juve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat