Chelsea interesohet për portierin shqiptar

Futboll

Chelsea interesohet për portierin shqiptar

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 17:46
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha pritet të ndërrojë ambient gjatë merkatos së verës.

Portieri i kombëtares shqiptare ka shkuar në fundin e kontratës së tij dhe gjatë verës kërkon skuadër të re.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Strakosha po tërheq vëmendje të madhe.

Chelsea është një nga skuadrat që po konsideron të bëjë lëvizje për të, por vetëm në rast se Kepa Arrizabalaga do të largohet.

Kjo nënkupton se Strakosha do të ishte zgjedhja e dytë te Chelsea, pas Edouard Mendy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat