Zbulohen 5 kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë

Futboll

Zbulohen 5 kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 23:23
Zbulohen 5 kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë

Janë zbuluar edhe 5 kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë, më të cilët shorti mund ta verë përballë ditën e nesërme skuadrën shkodrane, që do ta nisë aventurën Europiane nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës.

Skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa, e pret një malore e fortë, pasi duket qartë që bëhet fjalë për ekipe shumë të forta dhe me traditë në Europë.

Dinamo Tbilisi / Paide Linnamiskond,  Bate Borisov, Kairat Almati, Universitatea Craiova dhe Makabi Tel-Aviv janë 5 kundërshtarët e mundshëm të kuqebluve.

Vlen të theksohet fakti se skuadra shkodrane, do ta nisë më 21 korrik nga turi i dytë eksperiencën në Ligën e Konferencës, pas triumfit në Kupën e Shqipërisë ku mposhti në finale Laccin e Shpëtim Duros. Nga nesër Vllaznia do të nisë zyrtarisht përgatitjet për këtë aventurë europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat