I ndalohej të shkonte te Partizani

Futboll

I ndalohej të shkonte te Partizani

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 23:40
I ndalohej të shkonte te Partizani

Ëngjëll Hoti u largua dy ditë më parë nga radhët e Tiranës, me të cilën fitoi titullin kampion për sezonin 2021/2022 në “Abissnet Superiore”.

Pas përfundimit të bashkëpunimit mes palëve, lojtari mori një klauzolë të veçantë, e cila i ndalonte kalimin te Partizani.

Por rregullat janë bërë për t’u thyer. Klauzola duket se ka qenë vetëm morale për Ëngjëll Hotin, i cili firmos pikërisht për Partizanin. Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar pak minuta më parë nënshkrimin me 25-vjeçarin, i cili ka firmosur për një sezon me opsion rinovimi edhe për një tjetër.

“Ëngjëll Hoti vishet i kuq. Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Engjëll Hotin.

Fantazisti kosovar, ka firmosur sot me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në prag të fazës përgatitore që do të zhvillohet në Slloveni” shkruan klubi i Partizanit në njoftimin e bërë në faqen zyrtare në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat