Cili është kundërshtari që do të sfidojë Vllazninë?

Futboll

Cili është kundërshtari që do të sfidojë Vllazninë?

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 13:55
Cili është kundërshtari që do të sfidojë Vllazninë?

Vllaznia ka mësuar sot në Nion të Zvicrës kundërshtarin e turit të dytë të Ligës së Konferencës, e cila është Universitatea Kraiova e Rumanisë.

Universitatea Kraiova u themelua në vitin 1948 me iniciativën e një grupi mësuesish dhe studentësh të Universitetit të Kraiovës, e cila u bë një nga klubet më prestigjioze në futbollin rumun.

Më 20 korrik 2011 ajo u përjashtua përkohësisht nga Federata Rumune e Futbollit sepse pronari i saj kishte refuzuar të tërhiqte një ankesë të paraqitur në organet gjyqësore, në kundërshtim me rregullat kundër ish-trajnerit Viktor Piturka.

Përjashtimi nga kampionati solli edhe përjashtimin nga Kupat e Europës.

Më 2 mars 2013, klubi njoftoi se kishte aplikuar për t’u regjistruar në të gjitha garat duke filluar nga 2013-2014.

Më 27 gusht 2013, klubi i Universitatea Kraiovës filloi të luante në Kupën e Rumanisë.

Në prill 2014, Gjykata e Lartë dhe ajo e Drejtësisë konfirmoi se Federata Rumune e Futbollit kishte vepruar në përputhje me rregullat dhe statutet në fuqi kur vendosi të përjashtonte klubin.

Në shtator të po atij viti, klubi rumun u shpall i falimentuar dhe duke e nisur nga një kategori më poshtë.

Në palmaresin e saj, Universitatea Kraiova numëron 4 tituj kampioni, 8 Kupa të Rumanisë, 1 Superkupë të Rumanisë dhe 2 tituj kampioni në Divizionin e Dytë të Rumanisë.

Në Europë, skuadra nga Kraiova sezonin e kaluar u eliminua nga Laçi i Shpëtim Duros në edicionin e parë të Ligës së Konferencës në turin e dytë.

Në sezonin që u përfundua, Universitatea Kraiova e mbylli kampionatin në vendin e tretë në kuotën e 54 pikëve, ku në 30 ndeshje koleksionoi 16 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje me golavarazh 55/29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat