Starova: Interi e bleu Asllanin për dy lekë, është rezervë e Gjasulës

Futboll

Starova: Interi e bleu Asllanin për dy lekë, është rezervë e Gjasulës

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:58
Starova: Interi e bleu Asllanin për dy lekë, është rezervë e Gjasulës

Ekipi kombëtar është kthyer në një temë diskutimi në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“.

Sulejman Starova është shprehur se Interi ka blerë për dy lekë Kristjan Asllanin, por në Kombëtare është ende rezervë e Gjasulës dhe duhet të presë ende për ti zënë vendin në formacion. Ish-trajneri i njohur ka thënë se tashmë duhet të presin që lojtarët e ekipit kombëtar të rriten në skuadrat e tyre dhe të bëjnë më pas diferencën.

“Interi e ka blerë me dy lekë Asllanin, këtu ai është rezervë e Gjasulës. Është akoma rezervë e Gjasulës, për të ardhmen të shohim. Çfarë na mungon te ekipi ne? Kemi shumë lojtarë, por në 11-she kemi probleme.

Ne nuk bëjmë dot një formacion titullarësh. Me Estoninë, Hoxhallari luajti mirë, por duhet test më i madh. Na duhet një lojtar i majtë. Ne po presim të rritet Broja dhe të bëhet Messi apo Ronaldo.

Presim Uzunin të rritet. Lojtarët kryesorë, i presim të rriten. Ne presim të rriten ato dhe të bëjnë diferencën, nuk do i rrisim ne. Ata rriten atje ku janë. Broja nuk lëviz me nga formacioni titullar. Këtu do e kemi gjithmonë. Kemi një skuadër në rritje, por nuk duhet ta godasim psikologjikisht”, ka thënë Sulejman Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat