​Këto janë datat kur do të zhvillohen ndeshjet derbi në edicionin e ri të Premier Ligës

Futboll

​Këto janë datat kur do të zhvillohen ndeshjet derbi në edicionin e ri të Premier Ligës

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Të enjten është zbuluar kalendari i ndeshjeve për edicion e ri garues të Premier Ligës 2022/23.

Sezoni i ri do të fillojë me 5 gusht dhe ndeshja hapëse do të jetë ajo ndërmjet Crystal Palace dhe Arsenalit me fillim nga ora 20:00.

Sfida më interesante e xhiros së parë është ajo ndërmjet Eveetoni dhe Chelseat që zhvillohet më 6 gusht nga ora 18:30.

Më 13 gusht, përkatësisht në xhiron e dytë zhvillohen dy derbi shumë interesant ku ballafaqohen Arsenali me Leicester Cityn dhe Chelsea me Tottenhamin.

Java e tretë sjellë derbin Manchester United-Liverpool që do të zhvillohet më 20 gusht nga ora 16:00. 

Më 3 shtator Premier Liga ofron edhe dy derbi të mëdhenj. Evertoni e pret Liverpoolin në derbin e qytetit, kurse Manchester United e pret Arsenalin.

Ndeshje derbi do të ketë edhe më 10 shtator, datë kjo në të cilën do të ballafaqohen Arsenali me Evertonin dhe Manchester City me Tottenhamin.

Chelsea dhe Liverpooli do të përplasen më 17 shtator me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Stamford Bridge”.

Derbi londinez ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit do të zhvillohet më 1 tetor, kurse një javë më vonë ballafaqohen Arsenali me Liverpoolin dhe Evertoni me Manchester Unitedin.

Dy skuadrat që luftuan kokë më kokë për titullin kampion Liverpooli dhe Manchester City e zhvillojnë derbin e madh më 15 tetor në “Anfield Road”, ditë në të cilën luajnë edhe Tottenhami me Evertonin.

Më 18 tetor është planifikuar derbi ndërmjet Arsenali dhe Manchester Cityt, një ditë para se të zhvillohet edhe derbi Manchester United-Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat