Chilavert kandidon për president të Paraguajit

Futboll

Chilavert kandidon për president të Paraguajit

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 11:31
Chilavert kandidon për president të Paraguajit

Jose Luis Chilavert do të jetë kandidat për president të Paraguajit. Njoftimin e ka bërë vetë ish-portieri legjendar.

"Pasi reflektova dhe ndjeva përgjegjësinë për të ndërtuar një Paraguaji më të mirë, vendos të zyrtarizoj kandidaturën time për president në mënyrë që njerëzit tanë të ndihen edhe një herë krenar", ka shkruar ai. 

Chilavert gjatë karrierës së tij kishte diçka që e dallonte si portier. Ai ishte mjeshtër i gjuajtjeve të lira, ku u ka shënuar plot gola portierëve të tjerë. 

Ai mbrojti shtatëdhjetë e katër herë portën e Kombëtares së Paraguajit, duke realizuar edhe tetë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat