Infantino: Nuk e kuptojnë ende se çfarë do të ndodhë

Futboll

Infantino: Nuk e kuptojnë ende se çfarë do të ndodhë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 12:59
Infantino: Nuk e kuptojnë ende se çfarë do të ndodhë

Gianni Infantino është entuziast për Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Meksikës dhe Kanadasë.

U zbuluan 16 qytetet që do të presin Botërorin e parë me 48 ekipe në histori dhe, në konferencën për shtyp, numri një i FIFA-s u shpreh shumë i kënaqur me projektin dhe atë që do të ndodhë pas disa vitesh.

“Unë mendoj se kjo pjesë e botës nuk e kupton se çfarë do të ndodhë këtu në vitin 2026. Këto tre vende do të kthehen përmbys dhe pastaj do të kthehen përsëri me kokë poshtë.

“Bota do të vërshojë Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara me një valë të madhe gëzimi dhe lumturie, sepse ky është futbolli. Futbolli është edhe sporti i emigrantëve, i përfshirjes dhe unitetit”, tha Infantino.

“Me 48 vende që vijnë dhe luajnë këtë Botëror, do të jetë fantastike dhe futbolli në atë pikë këtu në Amerikën e Veriut do të jetë në një nivel krejtësisht tjetër.

“Në këtë pjesë të botës ata janë liderë botërorë në shumë fusha: në ekonomi, në sport e kështu me radhë. Por në sportin numër një në botë që është futbolli, nuk janë ende dhe synimi duhet të jetë të bëhemi lider edhe në këtë sektor”.

Kupa e Botës 2026 do të jetë diçka e pa parë më parë sipas Infantino: “Këto qytete do të organizojnë një Botëror fantastik. Sot Kupa e Botës ka 64 ndeshje.

“Në vitin 2026 Botërori do të ketë 80 Superbowl, 80 ndeshje të pabesueshme, 80 finale dhe duhet të sigurohemi që ato të luhen në kushtet më të mira”, fjalët e tij të marra nga Calcio e Finanza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat