Vllaznia rikthen mbrojtësin në Shkodër

Futboll

Vllaznia rikthen mbrojtësin në Shkodër

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:53
Vllaznia rikthen mbrojtësin në Shkodër

Dajan Shehi do të jetë përforcimi i radhës në merkato për Vllazninë. Pas firmës me mesfushorin Lorik Boshnjaku, Supersport mëson se tashmë drejtuesit shkodranë kthejnë vëmendjen nga reparti defensiv duke transferuar 25-vjeçarin.

Shehi e mbylli sezonin me Skënderbeun, ndërsa më parë veshi fanellën e Partizanit.

Por, për mbrojtësin nuk do të jetë hera e parë që mbron ngjyrat kuqeblu duke qenë se edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Vllaznisë, saktësisht në sezonin 2019-2020.

Tashmë, Shehi do të provojë të kontribuojë për shkodranët edhe në ndeshjen e turit të dytë për llogari të Conference League në të cilën shkodranët janë shortuar përballë rumunëve të Universitatea Craiova ndërsa ekipi i drejtuar nga trajneri Mirel Josa ka nisur përgatitjet për ndeshjen europiane me objektiv kryesor kalimin e këtij raundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat