Çështja Ibrahimoviç

Futboll

Çështja Ibrahimoviç

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:26
Çështja Ibrahimoviç

Grumbullimi i Zlatan Ibrahimoviçit ka nisur para atij të Milanit. Në kohën kur shokët e tij të skuadrës stërviten në Klagenfurt në gjysmën e dytë të korrikut, Zlatan do të ketë jetë në muajin e parë të stërvitjeve pasi ai nuk po ndalet as tani që është me pushime.

Selia e rehabilitimit të gjurit të majtë, të cilin e operoi majin e kaluar, me titullin e sapofituar, do të jetë një vilë pranë detit. Një vend totalisht top-sekret dhe super i blinduar – disa supozojnë Sardenja – ku mund të kombinohen fare mirë pushimet dhe terapitë.

Operacioni dhe të gjitha këto sakrifica kanë vetëm një kuptim: Ibra kërkon të vazhdojë të jetë një futbollist. Karriera e tij do të vijojë të Milani. Sigurisht, kontrata nuk do të jetë nga ato që është mësuar deri në këtë pikë të karrierës. Një takim në këtë sens do të zhvillohet përpara se kuqezinjtë të grumbullohen me 4 korrik.

Maldini dhe Masara, por edhe pronari Xherri Kardinale janë të gatshëm t’i plotësojnë Ibrës disa kushte. Edhe 41-vjeçari nga ana e tij do të bëjë tolerime. Ai duhet të pranojë një rinovim që përveç bazës fikse në 2 milionë euro, do të ketë shpërblime të majme për çdo ndeshje që suedezi do të zbresë në fushë e për çdo gol që do të shënojë.

Qëllimi, në këto momente, është vazhdimësia e karrierës me Ibrën që do të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm për “Djallin” siç ka bërë që prej rikthimi të tij në janar të vitit 2020. Në vitin 2023, aventura e tij me Milanin mund të mos ndalet.

Në mos si futbollist, Ibra do të mbetet në klubin e zemrës si drejtues me Maldinin e Masarën që mund të kenë një partner karizmatik në “ekipin” e tyre të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat