Sassuolo është shndërruar në një supermarket për shumë klube

Futboll

Sassuolo është shndërruar në një supermarket për shumë klube

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 00:23
Sassuolo është shndërruar në një supermarket për shumë klube

Sassuolo është shndërruar në një supermarket për shumë klube italiane e Europiane, pasi ka në përbërje futbollistë mjaft të talentuar si Berardi, Scamaca, Raspadori, etj., megjithatë drejtuesit e skuadrës emiliane po punojnë edhe për merkaton në hyrje.

Kështu pasditen e sotme është zyrtarizuar blerja e sulmuesit të talentuar uruguaian, Agustin Alvarez, 21-vjeçar që ka shkëlqyer me fanellën e Penarolit dhe ka firmosur kontratë që do ta mbajë deri në verën e 2027-ës te Sassuolo.

Agustin Alvarez numëron 90 ndeshje dhe 34 gola me Penarolin në dy sezonet e fundit, teksa ka bërë tashmë edhe debutimin me përfaqësuesen e Uruguait, ku ka shënuar një gol në 4 ndeshje të luajtura.

Për të marrë shërbimet e Alvarez, Sassuolo fitoi garën me klube si Milani e Fiorentina në Itali, por edhe skuadra të tjera europiane, që ndiqnin me vëmendjen talentin uruguaian/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat