Ozil edhe më larg futbollit

Futboll

Ozil edhe më larg futbollit

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:08
Ozil edhe më larg futbollit

Mesut Ozil mund të fillojë karrierën e tij si garues në lojërat elektronike “Esports”.

Agjenti i lojtarit, Dr Erkut Sogut, ka komentuar të ardhmen e fituesit të Botërorit 2014, duke pranuar se ai mund të bëhet një lojtar i “Esports” kur të përfundojë karriera e tij në futboll.

33-vjeçari është nën kontratë me klubin e Fenerbahçes, megjithëse situata e tij është ende e paqartë. Ai është i suspenduar që nga muaji mars, derisa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë zotëron një ekip në “Esports” të quajtur “M10 Esports”, të cilin e themeloi në vitin 2018.

Sogut zbuloi se mund ta shohim Ozilin duke lëvizur në botën e “Esports” si një lojtar profesionist pasi të tërhiqet nga futbolli.
Ai është vërtet i mirë. Për të qenë i sinqertë, është i mirë në Fortnite dhe mendoj se një ditë nuk do të habitesha nëse ai do të garonte”, tha ai për “The Telegraph”.

“Ai zotëron një ekip [M10 Esports] dhe ka lojtarë. Ai ka një shtëpi lojërash në Gjermani dhe ka futboll, si FIFA dhe Fortnite”, shtoi Sogut.

Gjatë kohës së Ozilit te Arsenali, ai u akuzua se kalonte shumë kohë duke luajtur video-lojëra në vend që të fokusohej në futbollin e tij. Kësisoj, kontrata e tij përfundimisht u ndërpre gjashtë muaj më herët në 2021 dhe tani Ozil e gjen veten sërish në një situatë të ndërlikuar te Fenerbahçe pasi trajneri, Jorge Jesus, së fundi deklaroi “se koha e tij me klubin ka mbaruar”.

Ndërsa, Sogut vazhdoi: “Unë mendoj se ai nuk do të luajë më futboll në asnjë klub tjetër. Nuk mund ta shoh këtë – do të jetë Fenerbahçe dhe kaq”.

Ish-mesfushori i Real Madridit më herët kishte deklaruar se nuk e dëshiron largimin nga Fenerbahçe dhe se nuk dëshiron që ta mbyllë karrierën diku tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat