Kamberi vazhdon kontratën me kampionin e Zvicrës

Futboll

Kamberi vazhdon kontratën me kampionin e Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:40
Kamberi vazhdon kontratën me kampionin e Zvicrës

Futbollisti nga Kosova, Lindrit Kamberi, ka vazhduar kontratën me kampionin e Zvicrës, Zurich. 

Skuadra zvicerane njofton se ka rënë dakord për vazhdimin e kontratës edhe për tre vjet me Lindrit Kamberin, deri në verën e vitit 2025.

Mbrojtësi qendror, 22-vjeçari është paraqitur në 18 ndeshje  dhe ka shënuar një gol.

Për të fituar përvojën e ndeshjeve dhe për t'u zhvilluar më tej, Kamberi ishte huazuar në FC Wil 1900 për sezonin 2019/2020.

Gjatë sezonit 2020/2021, ai ishte nën kontratë në huazim në FC Winterthur përpara se të kthehej para kohe në Zurich, në mars të vitit 2020.

Drejtori sportiv i Zurich Marinko Jurendic tha se ndihet i lumtur për vazhdimin e kontratës së lojtarit: "L indriti ka vazhduar zhvillimin në vitet e fundit. Ai ishte kapiten i ekipit U21 dhe më pas u paraqit në nivel të lartë në Challenge League.

Profesional u shfaq edhe në Superligë. Me personalitetin pozitiv dhe dëshirën e madhe për përmirësim, Lindriti është bast i sigurt për ekipin tonë. Jam i lumtur që Lindriti, një tjetër talent i klubit tonë, vazhdon rrugëtimin te Zurich-u".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat