Lukaku gjithnjë e më pranë Interit

Futboll

Lukaku gjithnjë e më pranë Interit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 12:13
Lukaku gjithnjë e më pranë Interit

Me Romelu Lukakun që është gjithmonë e më pranë rikthimit te Interi, Chelsea duket se ka gjetur edhe pasuesin e tij në repartin e sulmit. Bëhet fjalë për anglezin Raheem Sterling, i cili është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester City-n.

Sterling e ka humbur vendin e titullarit te “citizens” dhe me ardhjen e Erling Haaland pritet të gjejë akoma më pak hapësira, ndaj duket i vendosur të ndërrojë ambient, ndërsa te Manchester City mund të heqin dorë edhe në këmbim të një shifre simbolike prej 25-30 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, sulmuesi anglez ka pëlqimin e Thomas Tuchel, që asnjëherë nuk ka preferuar të ketë një sulmues “pykë” tipike në repartin e avancuar, por një lojtar me cilësitë e Sterling, që mund të lëvizë në të gjithë hapësirën dhe të dalë shpesh në krah për të krijuar hapësira për shokët e skuadrës.

Krahas Sterling, trajneri Tuchel ka vendosur të mbajë në ekip edhe sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili vjen pas një sezoni shumë pozitiv me fanellën e Southampton dhe do të ketë shansin të tregojë veten edhe me blutë e Londrës.

Natyrisht sulmuesi shqiptar nuk shihet si titullar, por në një sulm me tre përpara, do të ketë padyshim mundësi të mjaftueshme për të luajtur dhe treguar cilësitë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat