E ardhmja e Cavanit pezull

Futboll

E ardhmja e Cavanit pezull

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 13:42
E ardhmja e Cavanit pezull

Edison Cavani pritet të rikthehet në Seria A, pasi Salernitana është gati për të transferuar sulmuesin e njohur.

Drejtuesit e Salernitana ka shprehur hapur dëshirën për të transferuar sulmuesin e Manchester United, por vetë sulmuesi kërkon të luajë në Champions League.

Dy milionë euro neto në sezon plus bonuse në lidhje me pjesëmarrjen dhe golat e shënuar (fjala është për 200 mijë euro për çdo gol të shënuar), ky, sipas medieve italiane, është propozimi për Cavanin, i cili më 30 qershor do të përfundojë kontratën e tij me Manchester United.

Cavani ka edhe oferta të tjera, veçanërisht nga La Liga. Madje edhe në Amerikën e Jugut ka nga ata që e ëndërrojnë, Boca Juniors, të cilët pak ditë më parë rrëfyen hapur se e donin atë dhe Arturo Vidalin. Megjithatë dëshira e lojtarit është të luajë në Champions ndaj zgjedhja e së ardhmes pritet të jetë disi e vështirë për uruguaianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat