Shuplakat e Ancelottit

Futboll

Shuplakat e Ancelottit

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 17:46
Shuplakat e Ancelottit

Pas një sezoni të Benzema-s që mund ta çojë atë drejt Topit të Artë dhe një Courtois që nuk lavdërohet kurrë sa duhet, një nga marshet shtesë të Real Madrid-it të Carlo Ancelottit ka qenë padyshim Vinicius Junior.

Braziliani, i cili mbërriti shumë i ri në Casa Blanca dhe me etiketën e Neymar-it të ri, nuk pati një jetë shumë të thjeshtë në fillimet e aventurës së tij në Madrid.

Ndeshjet e luajtura me Castilla-n dukeshin si një refuzim për një djalë të paguar 45 milionë euro dhe në Spanjë ishte përhapur edhe një refren tallës për të.

Përgjigja e tij erdhi në fushë në sezonin e fundit, mes rekordeve të parakohshme dhe paraqitjeve të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe golin që i dhuroi Real-it Champions-in numër 14-të.

Dhe siç shpjegon braziliani, shumë merita i takojnë trajnerit italian. Duke folur në Bemin, Amigos! në SporTV, Vinicius foli për marrëdhënien e tij me Ancelotti-n. E bërë nga dashuria dhe … shuplakat.

“Ai i do të rinjtë që punojnë me të dhe ne gjithashtu e duam atë. Ai na flet gjithmonë për Kaká, Pato, Rivaldo, Richarlison. Ai gjithmonë përpiqet të na ndihmojë dhe ka një staf shumë të ri që na jep informacionin dhe vetëbesimin që na nevojitet.

“Ndonjëherë na jep edhe disa shuplaka, se edhe ne kemi nevojë për ato. Ai m’i jep mua dhe Militaos. Por stafi na thotë gjithçka, nëse ka një mbrojtës më të shpejtë apo më të ngadaltë, nëse portieri kundërshtar e kalon topin në një mënyrë apo në një tjetër, sepse ne nuk mund t’i shohim të gjitha ndeshjet”.

Vinicius tregon se ka edhe një linjë të drejtpërdrejtë mes dy trajnerëve të tij, atij të Realit dhe trajnerit të kombëtares.

“Tite dhe Ancelotti flasin mes tyre për të arritur një marrëveshje kur ka një ndeshje të kombëtares. Ndonjëherë, kërkoj të zëvendësohem në një ndeshje ose në një tjetër.

“Tite e pyet shpesh Ancelotti-n se si mund të më ndihmonte edhe në kombëtare, ata ndjehen mirë me njëri-tjetrin, kuptohen. Por ka dallime mes dy skuadrave, në kombëtare luajmë futboll më sulmues, Tite na kërkon gjithmonë të sulmojmë.

“Te Real nisem pak më mbrapa. Dhe në kombëtare luajmë më shumë me topin në këmbë, por në futbollin modern duhet t’i rikthehesh mbrojtjes, përndryshe janë probleme për të gjithë”.

Është e pamundur të mos përmendet Neymar. “Ai është lojtari ynë më i mirë, kundërshtarët fokusohen tek ai dhe ne mund të përfitojmë nga hapësirat, sepse ai ka cilësinë për të na gjetur me pasime.

“Për mua ai ka bërë shumë, ai është një mik i madh. Presioni për të është i madh, ai e quan përgjegjësi. Dhe na e heq neve, atyre që vijnë tani. Të luash për kombëtaren krijon shumë presion, por ne po mësohemi me të”. Dhe kush e di nëse edhe Tite… do të përdorë teknikat e mbretit Carlo...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat