Ronaldo është penduar që la Juven?

Futboll

Ronaldo është penduar që la Juven?

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 18:36
Ronaldo është penduar që la Juven?

Sulmuesi i Portugalisë dhe Manchester United, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në kampionatin italian.

Kjo është raportuar nga gazetarët Calciomercato.

Agjenti i golashënuesit 37-vjeçar, Jorge Mendes, sipas burimit, i ka ofruar shërbimet e klientit të tij Juventusit. 

Gjatë një bisede me përfaqësuesit e “zonjës së vjetër”, Mendes tha se Cristiano është penduar që la Juven vitin e kaluar.

Ronaldo është gati të transferohet në Torino për të ndihmuar skuadrën të kthehet në garën për titull. Për këtë, portugezi pranon të shkurtojë pagat.

Cristiano mbrojti ngjyrat e Juventusit nga viti 2018 deri në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat