Ozil shpërthen ndaj trajnerit të Fenerbahces

Futboll

Ozil shpërthen ndaj trajnerit të Fenerbahces

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 23:22
Ozil shpërthen ndaj trajnerit të Fenerbahces

Mesut Ozil i cili u pezullua nga Fenderbache në muajin mars, për arsye disiplinore ka shpërthyer ndaj trajnerit të ri Jorge Jesus.

“Së pari po përgatitem individualisht, i shoqëruar me një program të veçantë.

Pres me durim kohën time për të kontribuar. Nuk kam ardhur për pushime në Fenerbahçe dhe në vendlindjen time në Turqi.

Sa herë që e djersit fanellën tonë të lavdishme, nuk kam qëllim tjetër veçse të kontribuoj. Kam shumë synime te Fenerbahçe, dashuria ime e fëmijërisë. Nuk do të heq dorë nga futbolli derisa t’i arrij ato. Klubi dhe unë po kalojmë një proces që është në natyrën e futbollit.

Është dëshira ime më e madhe që ta kaloj këtë proces sa më mirë dhe t’i shërbej Fenerbahçes sime të dashur”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat