Nuk kanë të ndalur largimet te Liria

Futboll

Nuk kanë të ndalur largimet te Liria

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:52
Nuk kanë të ndalur largimet te Liria

Mbrojtësi Viktor Kuka nuk do të jetë pjesë e Lirisë së Prizrenit nga edicioni 2022/23.

Për largimin nga Liria, është vet Kuka i cili e ka konfirmuar këtë me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook.

Aventura e mbrojtësit të djathtë zgjati vetëm një vit me Lirinë, ku u eliminuan nga Vushtrria në ndeshjen e barazhit.

"Nuk nuk jam pjesë e FC Lirisë.

Dua të falenderoj gjithë qytetin e Prizrenit dhe tifozët Arpagjikët për mbështetjen që na dhuruan gjatë gjithë edicionit.

Falenderoj kryesinë e klubit, trajneret dhe bashklojtaret për gjitha momentet që kaluam së bashku.

Lirisë i dëshiroj shumë suksese në vazhdim dhe të rikthehet sa më shpejt në Superligë!

Faleminderit Liria, faleminderit Prizren dhe Arpagjika!", njofton futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat