"Ju jeni këtu për të luajtur futboll, jo për ta filmuar atë", Fernandes u bërtet shokëve të tij te United

Futboll

"Ju jeni këtu për të luajtur futboll, jo për ta filmuar atë", Fernandes u bërtet shokëve të tij te United

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 18:57
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes është filmuar duke u bërtitur shokëve të tij të skuadrës së Manchester United, duke u thënë atyre që të mos sillen si fëmijë.

Pamjet u shfaqën në mediat sociale dhe treguan Fernandes duke bërtitur ndaj dyshes braziliane të United, mesfushorit Fred dhe mbrojtësit Alex Telles, të cilët po bënin disa xhirime jashtë ambienteve stërvitore të klubit.

Fernandes e vuri re dyshen në fjalë dhe bërtiti: “Mos u bëni si fëmijë”. Ai shtoi: "Ju jeni këtu për të luajtur futboll, jo për ta filmuar atë".

Pas një shkëmbimi fjalësh mes Fernandes, Fred dhe Telles, filluan edhe sharjet mes treshes së “Djajve të Kuq”.

Shkëmbimi i fjalëve dhe fyerjeve me Fernandes ndodhi kur Telles mbërriti në stërvitje me Fredin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat