Starova flet për shndërrimin e Teutës në shoqëri aksionare

Futboll

Starova flet për shndërrimin e Teutës në shoqëri aksionare

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:29
Starova flet për shndërrimin e Teutës në shoqëri aksionare

Ardian Bardhi do të rikthehet te Teuta, por këtë herë jo në rolin e sponsorit.

Klubi durrsak do të shndërrohet në shoqëri aksionere, ku Hasanbelliu dhe Bardhi do të kenë të drejta të barabarta.

Sulejman Starova tregon në emisionin “Skaner” në “MCN TV” se presidenti i Dinamos nuk vjen vetëm në Durrës, por do të sjellë edhe lojtarë të “nëndetëses blu”.

“Bardhi nuk kthehet vetëm. Kthehet edhe me disa lojtarë që, sipas mendimit tim, vlejnë për të shkuar te Teuta. Dinamo do një studim për faktin se si ra nga kategoria, por lojtarë të mirë ka.

Bashkimi i Bardhit me Hasanbelliun për të bërë një shoqëri askionere me ambicie që dihet, direkt që në vitin e parë, pse jo, për trofe. Kohën e kanë në dispozicion“, ka thënë Sulejman Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat