Afrim Tovërlani: Gazeta “Bota sot” - burim i informatave për popullin e në veçanti për sportin 

Futboll

Afrim Tovërlani: Gazeta “Bota sot” - burim i informatave për popullin e në veçanti për sportin 

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:29
Afrim Tovërlani

Trajneri më me së shumti tituj në vitet e pas luftës, me rekord të pathyeshëm, Afrim Tovërlani, tha se gazeta “Bota sot” si gjithmonë ka qenë burim i informatave të sakta.

Legjenda e futbollit e uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”. 

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, në kohën e pavarësimit të sporti dhe disa vite edhe pas luftës, tha se gazeta ka pasqyruar të arriturat e sportistëve edhe në kohërat më të vështira.       

“’Bota sot’ ka qenë burim i informatave për popullin e në veçanti për sportin.

Edhe në kohërat më të vështira ka arritur të pasqyroj ngjarjet dhe veprimtarin në sfera të ndryshme. Uroj që përvjetori të sjell risi dhe të vazhdohet me informimin e saktë dhe të merituar për ndodhitë në sport e lami të tjera!”, uron Tovërlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat