Shtohen sfidat europiane

Futboll

Shtohen sfidat europiane

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 11:39
Shtohen sfidat europiane

Drita do ta nisë në transfertë ndaj Inter Turku raundin e parë kualifikues të Conference League. “SuperSport” ka siguruar ekskluzivitetin e kësaj përballjeje që do të luhet të mërkurën në orën 17:00 ( 6 korrik), në “Veritas Stadion” dhe do transmetohet në “SuperSport 2” dhe në “SuperSport 1 Kosova”.

Skuadra kosovare e mbylli sezonin në vend të dytë të renditjes së BKT Superliga me 64 pikë, 12 më pak se vendi i parë, Ballkani dhe si rrjedhojë siguroi një vend në Conference League.

Ndeshja e parë mes Inter Turku dhe Dritës është planifikuar për t’u zhvilluar të mërkurë, në orën 17:00, ndërsa sfida e kthimit që do luhet në Kosovë luhet të martën e 12 korrikut në orën 20:00.

E Martë 5 Korrik
Shkupi-Lincoln Red Imps 20:45 SS2

E mërkurë:
Inter Turku – Drita 17:00

E Enjte 7 Korrik
Laçi-Iskra 20:00 SS2
Shkëndija-Ararat 20:00 SS3
Gjilani-Liepaja 20:00 SS4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat