Sheikët e Man Cityt blejnë 80 për qind të aksioneve të klubit të njohur italian

Futboll

Sheikët e Man Cityt blejnë 80 për qind të aksioneve të klubit të njohur italian

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 23:26
Sheikët e Man Cityt blejnë 80 për qind të aksioneve

Pronarët e Manchester Cityt raportohet se kanë rënë dakord për blerjen e klubit të Palermos.

Sipas “Giornale di Sicilia”, presidenti i Palermos, Dario Mirri, ka zhvilluar bisedimet me drejtuesit e kompanisë “City Football Group” të premten.

Sipas mediumit italian, në këtë takim është arritur marrëveshja që sheikët të blejnë 80% të aksioneve për rreth 13 milionë euro.

Mirri thuhet se do të vazhdojë në pozitën e presidentit, por tani me vetëm 20% të aksioneve.

Kujtojmë se Palermo kishte bankrotuar në vitin 2019, për t’u rikthyer pastaj sërish në atë vit nga Serie D.

Sicilianët pastaj ia dolën të inkuadrohen në Serie C, teksa nga sezoni i ri 2021/22 do të jenë pjesë e Serie B – kategoria e dytë e futbollit në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat