Manchester Utd fiton garën me Lyonin

Futboll

Manchester Utd fiton garën me Lyonin

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 23:51
Manchester Utd fiton garën me Lyonin

Tyrell Malacia është i Manchester United. Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, megjithatë talenti holandez me origjinë nga Surinami ka arritur marrëveshjen me “djajtë e kuq”, teksa në Angli janë të sigurt se tashmë ka akord edhe mes klubeve.

Malacia luan si mbrojtës i majtë dhe është pjesë e Feyenoordit që prej moshës 9-vjeçare, ndërsa skuadra nga Roterdami do të arkëtojë 15 milionë euro menjëherë, plus dy të tjera në formë bonusi, në këmbim të kartonit të futbollistit.

Mbrojtësi ka ardhur në rritje nga viti në vit, teksa sezonin që lamë pas, numëron plot 50 ndeshje me fanellën e Feyenoord, përfshi edhe finale e Conference League ndaj Romës në Tiranë.

Për të marrë shërbimet e mbrojtësit, Manchester United fitoi garën me Lyonin dhe i plotësoi një nga dëshirat trajnerit Eric Ten Haag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat