Zbulohet shifra marramendëse që fiton Mbappe

Futboll

Zbulohet shifra marramendëse që fiton Mbappe

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 13:50
Mbappe

Kylian Mbappe e dashuronte Real Madridin, por në fund vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain deri në vitin 2025, pasi sheikët në Katar i dhanë atij një shumë marramendëse parash.

Deri më tani nuk dihej saktë shifra që do të fitojë superylli francez, por tashmë është zbuluar edhe ky sekret.

Mbappe që me një këmbë shihej në Madrid, përfundoi duke qëndruar në Paris dhe për këtë u bë futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave, me 1.6 milionë euro në javë ose 83 milionë euro në vit.

Gazeta e njohur gjermane “Bild” publikoi dhjetë futbollistët më të paguar, ku Lionel Messi është në listë pas Mbappes me 1.1 milionë euro në javë, teksa i treti është Neymar me 703 mijë euro në javë. Që të tre këta futbollistë janë pjesë e PSG-së.

Shumë më dobët kësaj treshe janë pjesa tjetër, Mohamed Salah me 464,000 euro, Cristiano Ronaldo dhe Kevin de Bruyne me 446,000 euro, Erling Braut Haaland dhe David De Gea me 435,000 euro, Antoine Griezmann me 413,000 dhe Robert Lewandowski me 40,00 euro në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat