Juventus bën lëvizjen e parë

Futboll

Juventus bën lëvizjen e parë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:41
Juventus bën lëvizjen e parë

Juventus ka bërë ditën e djeshme lëvizjen e parë zyrtare në përpjekje për të siguruar zëvendësimin e De Ligt, nëse holandezi largohet.

Dje Federico Cherubini u takua në Milano me Fali Ramadanin, agjentin e Koulibaly.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, zyrtarët e Juventusit i treguan Ramadanit ofertën e tyre për mbrojtësin senegalez. 6 milionë euro plus bonuse në xhepat e Koulibaly dhe 30 milionë euro plus bonuse për arkat e Napolit.

De Laurentis në fakt kërkonte të paktën 40 milionë euro për të lënë të lirë gjigandin e mbrojtjes, por theksohet se dhe për atë shifër do të pranonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat