Presidenti i Lazios thyen heshtjen

Futboll

Presidenti i Lazios thyen heshtjen

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:42
Presidenti i Lazios thyen heshtjen

Lajmi i një debati me tone të ashpra mes presidentit të Lazios,

Klaudio Lotito dhe drejtorit sportive, Igli Tare pushtoi mediat italiane në ditët e shkuara. Lidhur me çështjen ka reaguar edhe vetë numri një i klubit kryeqytetas i cili në një prononcim për “Il Messanggero” ka hedhur poshtë këto aludime duke theksuar se nuk e ka menduar kurrë shkarkimin  e Tares sepse nuk ka pasur asnjë arsye për at bërë këtë.

“Drejtori sportiv mbetet në postin e tij ashtu siç është komunikuar nga postimi zyrtar i klubit.

Nuk e kam menduar kurrë shkarkimin e tij sepse nuk kam pasur asnjë motiv për ta bërë këtë gjë. Tani mjaft me polemika dhe të lëmë fushën të flasë.

Duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar për të bërë hapin e radhës me Lacion.”, u shpreh Lotito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat