Morata i ofrohet Bayerni Munich si zëvendësues i Lewandowskit

Futboll

Morata i ofrohet Bayerni Munich si zëvendësues i Lewandowskit

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 17:17
Alvaro Morata dhe Robert Lewandowski

Alvaro Morata i është ofruar Bayern Munich si zëvendësues i Robert Lewandowskit.

Largimi i Lewandowskit nga ‘Allianz Arena’ duket i pashmangshëm.

Drejtuesit e Bayern Munich e duan me çdo kusht polakun në ekip, por është vet ai që kërkon me ngulm transferimin te Barcelona.

Pavarësisht se gjiganti gjerman dëshiron ta mbajë në klub lojtarin, diçka e tillë nuk pritet të ndodhë, andaj ata duhet të kërkojnë për një sulmues tjetër.

Sipas ‘AS’, Morata i është ofruar bavarezëve si zëvendësues i Robert Lewandowskit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat