Ferri i ish-mesfushorit te Chelsea

Futboll

Ferri i ish-mesfushorit te Chelsea

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 17:56
Ferri i ish-mesfushorit te Chelsea

Gjatë një interviste të gjatë të dhënë për Sky Sports UK, ish-mesfushori i Chelsea-t, Danny Drinkwater, ka folur për disa momente në lidhje me parantezën e tij me Blues, që e ka shtyrë të ketë edhe probleme mendore:

“A isha i lumtur të jetoja atë jetë? A ishte realiteti? Mund të jetosh një jetë ‘ndryshe’ për disa javë, më pas kupton se nuk je i përfshirë me skuadrën, se mundet vetëm të stërvitesh dhe se nuk je në një lidhje dhe mund të dalësh me vajza të ndryshme dhe të duket gjithçka e bukur”, ka thënë Drinkwater.

“Më pëlqente ta bëja, por në realitet në sfond kishte gjëra që po digjeshin. Po më hante nga brenda, e kam mësuar më mbrapa dhe fakti që nuk kam folur me njerëzit nuk më ka ndihmuar.

“Kam menduar gjithmonë se jam një djalosh i fortë dhe se mund t’i luftoja i vetëm këto gjëra, por nuk ishte kështu. Kam patur shumë probleme edhe për shkak të shëndetit mendor.

“Gjyshja ime ka vdekur, gjyshi im ka vdekur, babai im është sëmurë me leukemi, më ka vdekur qeni. Pija, edhe kur i jepja makinës. Nuk isha unë. Po luftoja edhe për djalin tim.

“Kur futbolli shkon mirë, gjithë pjesa tjetër duket e lehtë për t’u përballuar, por kur nuk shkon mirë, atëherë gjithçka bëhet më e rëndë. Ka qenë pika më ulët, por nuk mendoja se isha në depresion.

“Kam folur me psikologët, më kanë ndihmuar shumë. Po të mos e kisha bërë, atëherë mendoj se gjërat do të kishin shkuar më keq, sepse mendoja vetëm që të luftoja dhe të zihesha, dhe nuk po më ndihmonte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat