PSG ofertë zyrtare Sassuolos

Futboll

PSG ofertë zyrtare Sassuolos

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 11:13
PSG ofertë zyrtare Sassuolos

PSG nuk ka ndërmend të ndalet, teksa drejtuesit parizien po tentojnë çdo lojtarë që konsiderohet i rëndësishëm për formacionin e tyre.

Një nga lojtarët që kampionët e francës po tentojnë është edhe Gianluca Scamacca, i cili sezonin e fundit shkëlqeu me Sassuolon në Serie A.

23-vjeçari zhvilloi 36 ndeshje në Serie A ku e mbylli sezonin me 16 gola të shënuar duke e rritur ndjeshëm edhe çmimin e tij.

Kryeqytetasit francez tanimë kanë bërë një hap para për transferimin e italianit duke bërë ofertë zyrtare në drejtim të Sassuolos.

“Sky Sport” ka raportuar se kampioni në fuqi i Francës ka bërë ofertë zyrtare prej 30 milionë eurove plus pesë milionë të tjera bonuse.

Megjithatë kjo ofertë nuk e ka kënaqur Sassuolon që po pretendon të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e reprezentuesit italian.

Gjithsesi negociatat mes dy klubeve pritet të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme, derisa vet lojtari i ka dhënë një përgjigje pozitive drejtuesve parisienë për transferimin në “Parc de Princes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat