Plani i Suarezit

Futboll

Plani i Suarezit

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 14:50
Plani i Suarezit

Luis Suarez nuk do të transferohet te River Plate, pavarësisht se klubi argjentinas e dëshironte me çdo kusht atë.

Sulmuesi uruguaian së fundi ka shpjeguar arsyen pse ka refuzuar mundësinë e transferimit te River Plate.

Suarez gjithashtu konfirmoi se dëshiron të mbetet ende në Evropë.

“Plani im është të qëndroj në Evropë. River Plate provoi me të vërtetë të më transferonte”, tha ai për “Ovacio”.

“Kjo skuadër është edhe jashtë Copa Libertadores. Nuk do të transferohem atje”, shtoi Suarez.

35-vjeçari ka ndërtuar një karrierë të madhe në Evropë, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë klubi i tij i ri.

Luis Suarez së fundi ishte te Atletico Madridi, teksa më herët ka luajtur edhe te Barcelona, Liverpooli dhe Ajaxi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat