Pjaniç nuk e ka humbur klasin

Futboll

Pjaniç nuk e ka humbur klasin

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 21:01
Pjaniç nuk e ka humbur klasin

Miralem Pjaniç ishte një nga mesfushorët më të mirë në Itali në kohën kur luante tek Juventusi.

Pas largimit të Messit dhe Rakitiç nga Barcelona, drejtuesit katalanas e cilësuan si zëvendësuesin ideal në qendrën e mesfushës.

Megjithatë në sezonin e shkuar klubi nuk i dha besimin e duhur, duke e huazuar te Beshiktashi.

Ar.ma më e fortë e Pjaniç janë goditjet nga distanca dhe goditjet e dënimit dhe boshnjaku vërtetoi se ende nuk e ka humbur klasin e tij. Në stërvitjen e sotme tek Barcelona, 32-vjeçari shënoi një gol spektakolar jashtë zonës së rreptëisë, duke marë duartrokitjet e të gjithë personave të pranishëm.

Por, pavarësisht shenjave mjaft pozitive të treguara në stërvitjen e fundit, Xavi e ka bërë të qartë që Pjaniç nuk është në planet e tij dhe i ka sugjeruar të kërkojë një ekip të ri ku të mund të luajë titullar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat