Sulmuesi i Atletico Madridit, më i kërkuari

Futboll

Sulmuesi i Atletico Madridit, më i kërkuari

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:13
Atletico Madrid

Zhoao Feliks është një nga lojtarë e Atletiko Madrid më të kërkuar gjatë kësaj merkatoje, teksa gjigantë të Premier Ligës, Ligue 1 dhe Bundesligës, kërkojnë shërbimet e tij.

Sipas “AS” raportohet se “Los Colchoneros” kanë refuzuar katër skuadra të mëdha për Feliks, pasi spanjollën e konsiderojnë pjesë të rëndësishme në formacionin e Diego Simeones për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për Man. Siti, Man. Junajtedi, PSZh dhe Bajern Munihu ishin katër skuadrat e mëdha që tentuan transferimin e Feliksit, por ofertat e tyre janë refuzuar nga Atletiko Madridi.

Feliks e ka pëlqimin e klubit dhe ai nuk është në listën e transferimeve, për më tepër portugezi ka një kontratë afatgjate deri në vitin 2026 me “Los Colchoneros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat