​Skriniar po i shijon ditët e fundit si lojtar i Interit

Futboll

​Skriniar po i shijon ditët e fundit si lojtar i Interit

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:29
Milan Skriniar

Milan Skriniar është rikthyer dhe ka nisur stërvitjet me Interit në qendrën stërvitore “Appiano Gentile”, por sipas raporteve të shumta, mbrojtësi është afër bashkimit me PSG-në për 70 milionë euro.

Reprezentuesi sllovak është lojtari që Interi duhet të sakrifikojë në verë për të balancuar financat. Gjigantët e Serie A kanë qenë në bisedime me PSG-në për më shumë se një muaj dhe sipas raportimeve në Itali, të dy klubet tani janë afër arritjes së një marrëveshjeje për ish-yllin Sampdorias.

Skriniar u kthye në stërvitjet e Interit në mëngjesin e së dielës dhe aktualisht po punon për t'u rikuperuar nga një dëmtim i marrë në fund të sezonit.

Qëndrimi i tij te “Appiano Gentile” nuk do të jetë afatgjatë pasi drejtorët e Interit dhe PSG-së do të bisedojnë sërish javën e ardhshme dhe ka të ngjarë të përfundojnë këtë operacion.

“Calciomercato.com” dhe “Gazzetta dello Sport” pretendojnë se bisedimet mes dy klubeve janë në një fazë të avancuar, me Interin të hapur për të ulur çmimin e kërkuar për mbrojtësin.

Skriniar mund të largohet nga Interi për 65 milionë euro, duke përfshirë shtesat. 27-vjeçari tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e Ligue 1.

Interi nga ana tjetër ka identifikuar Gleison Bremer si objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Skriniarin dhe do të takohet sërish me drejtorët e Torinos javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat