Llapjanët e legjendës Fadil Vokrri, kërkojnë përkrahjen e tifozëve kundër Buduçnostit!

Futboll

Llapjanët e legjendës Fadil Vokrri, kërkojnë përkrahjen e tifozëve kundër Buduçnostit!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2022 Në ora: 14:30
Llapjanët kërkojnë përkrahjen e tifozëve kundër Buduçnostit!

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, në mënyrën më të sinqertë kërkon përkrahjen e të gjitha tifo-grupeve në Kosovë, që të enjten e 14 korrikut (20.00) të janë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e madhe kundër Buduçnostit të Podgoricës.

Ballafaqimi mes Llapit dhe Buduçnostit, pritet me kërshëri për faktin se edhe rezultati është i ngushtë i ndeshjes së parë, 2:0 në favor të skuadrës malazeze.

Llapi po mobilizohet në të gjitha aspektet dhe synon përmbysjen e madhe, kualifikimin në rrethin e dytë të garave evropiane përkatësisht në Conference League në futboll.

Llapjanët i bëjnë thirrje tifozëve që të janë sa më shumë në stadium, të anojnë në mënyrën sportive, të tregojnë kulturë sportive dhe të dëshmojnë se tifozeria shqiptare nuk e ka shoqin jo vetëm në rajon.

Llapi si asnjëherë me parë, ka nevojë të madhe për përkrahje sepse fitorja kundër Buduçnostit ka vlerën e dyfishtë, e para, të dëshmojnë se janë më të mirë se malazezët, dhe e dyta, se e meritojnë kualifikimin! 

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, po e bën strategjinë e lojës, strategjinë e fitores dhe të kualifikimit! 

Llapjanët në këmbë, duan mbështetjen nga të gjithë, fitorja dhe kualifikimi nuk është vetëm e Llapit por e gjithë Kosovës!      

Mobilizim i madh, shpresojnë se stadiumi do të mbushet me shikues dhe me një atmosferë brilante ashtu si i ka i hije, t’i tregojnë Buduçnostit se Llapi dhe Kosova shquhet me organizim, anim korrekt dhe e respekton mysafirin! Llapi i legjendës Fadil Vokrri kërkon kualifikimin!      

Çmimet e biletave do jenë si në vijim:

Sektori Veri - Çmimi i biletës: 1 euro
Sektori Lindje - Çmimi i biletës: 2 euro
Sektori Perëndim - Çmimi i biletës: 3 euro
Sektori VIP - Çmimi i biletës: 5 euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat