Suada Jashari: Kishim shumë emocione, shumë krenari, ishte ndeshja e parë e Shqipërisë

Futboll

Suada Jashari: Kishim shumë emocione, shumë krenari, ishte ndeshja e parë e Shqipërisë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2022 Në ora: 19:51
Suada Jashari

Ish futbollistja Suada Jashari, si sot i kujtohet ndeshja e parë e Kombëtares së Shqipërisë në përballje me Maqedoninë, e cila ishte zhvilluar me 5 maj të vitit 2011 në stadiumin e Pogradecit. Vashat kuq e zi e fituan miqësore me rezultat 1:0 ndaj Maqedonisë.

Suada Jashari u paraqit nga minuta e parë në atë miqësore, që shënonte ndeshjen e parë historike për vashat kuq e zi.
Suada sot është kryetrajnere e ekipit "Ep Com" të Hajvalisë, kampione e Kosovës.

“Ishim kombëtare e re dhe e sapoformuar, kemi marr ftesë nga Shqipëria për t’u bërë pjesë e saj me trajner figurën e madhe të futbollit shqiptar Altin Rraklli. 

Image

Ishte presidenti i ekipit tonë të atëhershëm Kosova e Prishtinës, z. Agim Ademi që na dha mbështetje të madhe në këtë drejtim. 

Image

Ne atë kohë Përfaqësuesja e Kosovës nuk ishte formuar akoma dhe ne pranuam ftesën e Shqipërisë me shumë dëshirë sepse ishte krenari e madhe që të luajmë për ngjyrat kuq e zi. Ishim diku 11 lojtare të Kosovës që shkuam në grumbullimin e parë të Shqipërisë dhe ndeshjen e parë kundër Maqedonisë e kujtojë më shumë nostalgji, kishim shumë emocione, shumë krenari, shumë dëshirë që me në fund dhe ne përfaqësojmë ngjyrat e Kombëtares kuq e zi”, thotë Suada për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat