FC Prishtina në Mavrovë

Futboll

FC Prishtina në Mavrovë

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:46
FC Prishtina në Mavrovë

FC Prishtina ditën e sotme (10 korrik) është zhvendosur në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për ta kryer një nga fazat përgatitore për edicionin e ri në futbollin e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, në Mavrovë do të qëndrojë deri më 25 korrik me ç'rast do t'i zhvillojë edhe tre ndeshje miqësore, për të cilat do të njoftoheni më kohë.

Prishtina është akomoduar në Hotel "Bistro" ku nuk mungojnë kushtet e mira për punë e stafi i trajnerëve ka vendosur që të stërvitet nga tre herë në ditë.

Image

Ekipi "bardhekaltër" që sivjet e feston 100-vjetorin e themelimit si klub, stërvitjet për edicionin e ri i ka nisur në Prishtinë më 27 qershor. 

Image

Endrit Baholli, Mërgim Pefqeli, Besir Ramadani, Ramiz Bytyqi, Marclei Santos, Egzon Bislimi, Gentrit Dumani, Muhamed Useini, Butrit Bulliqi dhe Ardi Ajdini janë lojtarët që deri më tash i janë bashkuar edhe zyrtarisht kryeqytetasve.

Në ditët në vijim do të prezantohen edhe ardhje të reja në ekip, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat