Roma interesohet për James Rodriguez

Futboll

Roma interesohet për James Rodriguez

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 00:32
James Rodriguez

James Rodriguez mund të transferohet në Serie A.

Mesfushori kolumbian është në kërkim të një skuadre dhe duket se një të tillë mund ta gjejë në Itali.

Raportime nga Katari bëjnë të ditur se Roma po synon të transferojë James Rodriguez gjatë kësaj vere.

Lojtari ka kontratë me Al Rayyan deri në vitin 2024, por ka kërkuar largimin në këtë merkato, për t’u kthyer në Evropë.

James mund të bashkohet me Jose Mourinho te skuadra e Romës, për  të tentuar diçka më shumë në vitet e fundit të karrierës së tij.

Mbetet të shihet nëse skuadra romake mund t’i bindë arabët për t’ia shitur kartonin e kolumbianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat