Ujkani do t’i ofronte siguri ekipit nga Serie B

Futboll

Ujkani do t’i ofronte siguri ekipit nga Serie B

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 11:43
Samir Ujkani

Samir Ujkani mund të bëhet me klub të ri shumë shpejt.

Portieri i Kosovës aktualisht është lojtar i lirë, ndërsa paraqitjet e fundit në Itali i ka pasur me Torinon.

Dhe, mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi kosovar ka ofertë nga Serie B italiane, respektivisht nga liga e dytë.

Sipas portalit “seriebnews”, interesim për portierin vushtrrias ka shfaqur Cosenza.

Klubi italian është në kërkim të një portieri dhe i ka në opsion disa emra, prej tyre edhe ish-portierin e Palermos.

Ujkani do t’i ofronte siguri ekipit nga Serie B duke e pasur parasysh përvojën e tij të madhe.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhshme portieri i rritur në Belgjikë të rikthehet në Serie B, ku kishte mbrojtur edhe në të kaluarën, për t’i mbrojtur ngjyrat e Cosenzas, e cila po mendon të ndahet me portierin aktual, Mauro Vigorito.

Krahas Ujkanit, në listën e Cosenzas janë edhe Stefano Gori, Matteo Pisseri e Samuele Perisan.

Por, duket se ish-portieri i Anderlechtit, Palermos, Novaras, Chievos, Lainas, Pisas, Cremoneses, Rizesporit, Torinos dhe Empolit, është favorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat