“Ballistët” e Tetovës drejt Prishtinës, kjo është arsyeja

Futboll

“Ballistët” e Tetovës drejt Prishtinës, kjo është arsyeja

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 11:51
“Ballistët”

Llapi pritet të ketë mbështetje të madhe të enjten mbrëma në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Conference Leagues ndaj Buduçnostit.

Llapjanët u pritën keq në Podgoricë, ku u vërshëllyen dhe u fyen, jo vetëm ata, por edhe krejt kombi shqiptar, nga tifozët pro-serbë nga Podgorica.

E tash, shqiptarër nga të gjitha anët janë mobilizuar për ta pritur skuadrën malazeze “si në ferr”.

Prej tifo-grupeve që e konfirmon pjesëmarrjen në Prishtinë është edhe ai nga Tetova “Ballistët”.

"Jam djalë nga Tetova.

Me ka thirrë atdheu.

BALLISTËT udhëtojnë drejt Prishtinës, në përkrahje të vëllezërve SHQIPTAR!!!

Asgjë nuk mund të arsyetohet, kur është në pyetje gjaku dhe kombi SHQIPTARË!

Udhëtimi do të bëhet me vetura private, kurse takimi jonë do të jetë te stadiumi i qytetit!

Data: 14 Korrik 2022 (Ora - 16:00)", shkruan nl faqen e "Ballistëve",

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat