Alioski te Trabzonspori

Futboll

Alioski te Trabzonspori

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:42
Alioski

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, deri në fund të kësaj jave do të firmos për skuadrën turke të Trabzosporit.

Mediat turke thonë se ky transferim ka përfunduar dhe janë publikuar edhe detajet financiare. Mbrojtësi i majtë vjen në Trabzon, në formë huazimi një vjeçar dhe do të firmos një kontratë, sipas së cilës do të përfitojë 3 milionë euro – 2.5 milionë të garantuara, plus gjysmë milionë të tjera në formë të bonuseve.

Ndryshe, skuadra e “Al Ahli”-t ku luajti Alioski, në sezonin e fundit, u largua nga elita e futbollit në Arabinë Saudite dhe kjo hapi rrugën skuadrës turke që të kërkojnë reprezentuesin e Maqedonisë.

Trabzonspori po përgatitet plotësisht për sezonin e ardhshëm në të cilin përveç mbrojtjes së titullit do të garojë edhe në Ligën e Kampionëve. Deri më tani, skuadra turke ka angazhuar pesë futbollistë të rinj dhe Alioski do të ishte i gjashti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat