Shkupi mezi kualifikohet, rivali i radhës - Dinamo e Zagrebit

Futboll

Shkupi mezi kualifikohet, rivali i radhës - Dinamo e Zagrebit

Nga: K. Goca Më: 12 korrik 2022 Në ora: 19:55
Pamje nga ndeshja

Shkupi pësoi humbje me rezultat 2:0 në Gjibraltar, nga ekipi Lincoln Red Imps por falë fitores në Çair me rezultat 3:0 kualifikohet në rrethin e dytë të kualifikueseve për Conference League.

Futbollistët e Lincoln Red Imps befasuan me lojë dhe rezultat, gati shkaktuan senzacion ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Shkupi.

Golat i realizuan Juanfri (32') e Casciaro (69').

Shkupi kualifikohet më tej, ku e pret Dinamo e Zagrebit e kapitenit Arian Ademit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat