Mesfushori shqiptar ndahet me klubin rumun

Futboll

Mesfushori shqiptar ndahet me klubin rumun

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 17:07
Mesfushori shqiptar ndahet me klubin rumun

Enrico Papa nuk do të jetë më pjesë e Botosanit, ekipit rumun ku u aktivizua në katër sezonet e fundit. Mesfushori 29-vjeçar ka dalë lojtar i lirë, teksa ka komentuar largimin nga Botosani me një postim në rrjetet sociale, aty ku shkruan:

“Shpresoja që kjo ditë nuk do të vinte kurrë, por me pikëllim të madh i erdhi fundi rrugëtimit tonë së bashku. Botosani dhe njerëzit këtu do të jenë gjithmonë në zemrën time, këtu gjeta një vend që mund ta quaj SHTËPI.

Dua të falënderoj zotin Valeriu Iftime (presidenti i Botosanit), ai ka qenë si një baba për mua dhe nuk do ta harroj kurrë mbështetjen që më dha.

Gjithashtu një falënderim i madh shkon për të gjithë trajnerët, shokët e skuadrës, stafin teknik dhe gjithë tifozët që keni qenë afër meje në ditët e mira dhe të këqija.

Kjo nuk është një lamtumirë, do të shihemi sërish në të ardhmen. Mbështetësi juaj ma i madh, Enriko Papa 67, forca Botosani”, shkruan qendërmesfushori nga Kuçova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat